Një tjetër lajm i trishtë për botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare Modeste M’Bami, ish-futbollisti i Kamerunit, i cili në karrierën e tij kishte veshur fanellat e Olympique de Marseille dhe Paris Saint-Germain-it para se ta mbyllte karrierën e tij në Le Havre.

Ka qenë menaxheri Franck Belhassen ai që ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale në mbrëmje dhe sipas të gjitha raportimeve të mediave franceze, ish-lojtari ka ndërruar jetë nga një atak në zemër.

Ai u bë i njohur, siç u theksua, në Ligue 1 në fillim të viteve 2000, por përpara se të kthehej në Francë për t’i dhënë fund karrierës së tij futbollistike, ai luajti gjithashtu në Spanjë, Kinë, Arabinë Saudite dhe Kolumbi.

Ai u rrit te Sedan, por me PSG-në, ku luajti midis 2003 dhe 2006, ai u konfirmua përfundimisht si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në turne dhe fitoi dy Coupe de France (2004 dhe 2006).

Ka një fitore që e pa atë si protagonist më shumë se të tjerët, dhe ajo është medalja e artë me Kamerunin në Olimpiadën 2000 në Sidney: në finale, Luanët e Pazbutshëm fituan me penallti 5-3 ndaj Spanjës, por ka qenë në ndeshjen kundër Brazilit që M’Bami la shenjë me gol. Gjithashtu ai ka qenë shok skuadre me Lorik Canën te Marseille.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb