Për shumë lojtarë ndeshja e djeshme në Wolverhampton mes Anglisë dhe Italisë do të ishte e zakonshme, por jo për 1 futbollist. Bëhet fjalë për Federico Gattin, mbrojtësin 23 vjeçar që debutoi për Axurrët, duke luajtur nga minuta e parë.

Kartoni i tij zotërohet nga Juventus, ndërsa në sezonin 2021/2022 luajti për Frosinonen në Serie B.

Në vitin 2019 , ai luajti për Verbanian në Serie D. Gatti veshi fanellën e Pro Patria në Serie C.

Historia e këtij futbollisti është e veçantë. Fusha e blertë nuk ishte i gjithë aktiviteti me të cilin merrej ai, pasi ndonjëherë i duhej të bënte edhe një punë tjetër, si për shembull, atë të muratorit.

“Unë kam bërë pak nga gjithçka, kam punuar në treg, kam vendosur dritare dhe kam bërë muratorin. Për fat të mirë, më eci me futbollin” – shprehej djaloshi pak ditë më parë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb