Shkarkohet Ervin Bushati. Ish-deputeti i PS-së, që mbante postin e Drejtorit të Postës Shqiptare është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Mësohet se Bushati është zëvendësuar nga Anisa Kaltanji.

Ai ishte emëruar në krye të Postës Shqiptare në shtator të viti 2021, detyrë që nuk e mbajti shumë gjatë.

Kujtojmë se Bushati ka qenë një nga njerëzit me te afërt të Ramës, ndërkohë që nuk dihet motivacioni i shkarkimit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: