Mosmarrëveshjet e kaluara janë lënë pas dhe Noizy dhe Stresi duket se kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre. Ata u bënë bashkë disa muaj më parë për një kauzë të bukur, ku mblodhën para për të ndërtuar një shtëpi në Kukës, Tiranë dhe Durrës.

Veç faktit që janë parë në disa “live” në Instagram, ata kanë nisur edhe të komentojnë njëri-tjetrin nëpër postime.

Së fundmi, Stresi ka shkruar: “Si nuk na dhatë një kostum dhuratë”, duke iu referuar linjës së veshjeve të Noizy-t. Ky i fundit ia ka kthyer: “I pari, sa të dalë koleksioni i ri fammm”, duke iu referuar si “familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb