Që kur u bë publike lidhja me Cristiano Ronaldon, Georgina Rodriguez ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve në mbarë botën.

Jeta e modeles së njohur ndryshoi e gjitha kur u njoh me futbollistin e famshëm. Ata u shkëmbyen me njëri-tjetrin në hyrjen e dyqanit “Gucci” ku Georgina ishte shitëse.

Mesa duket mes Ronaldos dhe Georgina-s kishte një shkëndijë që herën e parë që u panë, ndërsa emocionet nisën në takimet e tjera.

“Dikur shisja për marka të famshme, tani i blej dhe i vesh nëpër tapete të kuq!”, është shprehur Georgina, e cila ndryshimin e jetës së saj që nga lidhja me futbollistin e ka rrëfyer në serialin e saj në Netflix, “Soy Georgina” (Jam Gerogina).

 640 0 61f673dee1ee2
640 0 61f673dee1ee2

Seriali për partneren e futbollistit të famshëm u lançua në “Netflix” më 27 janar të këtij viti dhe duket se ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.

Në seritë e ndryshme, 27-vjeçarja zbulon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët.

Rodriguez, e cila është tashmë prej pesë vitesh është partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.

Pjesa më e madhe e ditës së saj kalon me fëmijët, Cristiano Junior dhe tre vogëlushët Alana, Eva dhe Mateo. Shumë shpejt, ata do të bëhen gjithashtu prindër të binjakëve dhe familja e tyre do të rritet sërish, pasi Georgina është në pritje të ëmbël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb