Drejtuesi i koalicionit  “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë takimit me qytetarë në Gjirokastër, ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, të publikuara mbrëmjen e së mërkurës nga të dyja forcat e mëdha politike.

Ai u shpreh se ka patur oferta në fillim para se të ndërmerrte inisiativën e krijimit të lëvizjes, por nuk pranoi të ishte në listat e mbyllura, pasi sipas tij ky sistem i përcaktimit të mandatit duhet të zhbëhet.

“Dikur më thonin është djalë i mirë Adriatiku, por tani që po u kërcënohet sistemi më janë sulur. Ne nuk pranuam lista të mbyllura, por vetëm të hapura pasi ne duam që më të mirët të shkojnë në parlament”, tha Adriatik Lapaj.

Ai vlerësoi dhe votën e Diasporës që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të bëhet realitet dhe kontribut për këtë kanë dhe anëtarët e Lëvizjes” Shqipëria bëhet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb