Një grabitje spektakolare është shënuar në banesën e një biznesmeni grek në Selanik. Të shtunën e kaluar, një grup grabitësish ka hyrë në banesën e biznesmenit grek Dhimanti Xhambazi, në rrugën “Maria Kalas” në Selanik, duke grabitur kasafortën me 300 mijë euro cash, bizhuteri dhe 10 orë dore me vlere 500 mijë euro.

Grabitësit pasi caktivizuan alarmin e kthyen kamerat e sigurisë në krah të kundërt, arritën të ngrinin kasafortën me peshë 400 kg duke e hedhur më pas atë nga kati i 6 i pallatit ku banonte biznesmeni.

Më pas e ngarkuan në një automjet ngjyrë e errët dhe u larguan në drejtim të paditur ndërkohe që burime flasin edhe për një motor me kubikë të mëdhenj që shoqëroi mjetin e grabitesve. Policia greke është vënë në alarm për grabitjen spektakolare, por ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=aEltcJyd_9k&feature=emb_imp_woyt

Mediat greke ndërkohë kanë risjellë në skenë edhe një histori të mëparshme të biznesmenit Xambazi, një ngjarje e cila nuk ishte bërë më parë publike në Shqipëri, të cilën “BW” e risjell me detaje të plota.

Në 29 gusht 1996, Dhimitri Xambazi atëherë 22-vjeç, student i arkitekturës, u mor peng në rrethana të paqarta. Një person la takim me të jashtë stadiumit të PAOK në Selanik me justifikimin për të blerë automjetin e 22-vjecarit. Gjatë takimit, i riu u mor peng dhe u transportua në Shqipëri. Pengmarrësit i kërkuan familjes së tij 200 milion dhrahmi, shifër të cilën me pas e ulen në 150 milion. Babai i të riut, biznesmeni i njohur Dhimitris Xambazi, e pagoi shumën e kërkuar, e cila u transportua për në Korçë përmes autobusit të linjës Selanik-Tiranë. 12 ditë pas pengmarrjes, i riu Dhimitri Xhambazi u la i lirë në brigjet e Korfuzit në rrethana të paqarta, ndërkohë që mjeti i tij, i cili ishte dhe justifikimi i takimit, u gjet në një greminë në km 30 të aksit Kostur-Follorinë, disa ditë pas pengmarrjes. Pas disa kohë hetimesh, policia greke arriti të arrestojë dy prej katër personave të dyshuar për ngjarjen. Në nga të arrestuarit atëherë ishte Dolores Muço, 18-vjeç, i cili njihej edhe me emrat Ilia dhe Aleksandro si dhe me mbiemrin Tona. Policia greke nuk arriti të kapte vëllanë e tij, Kledi ose Andoni Muço, një shqiptar tjetër i njohur si Kenti dhe një shtetas tjetër të paidentifikuar. Në pranga u vu edhe shoferi i autobusit që transportoi parat, shqiptari Irakli Piro. Në mars 1998, Dolorez Muco u dënua me burgim të përjetshëm plus 19 vjet burg ndërsa Irakli Piro u dënua me 12 vjet burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb