Këngëtarja Dua Lipa kaloi një javë të tërë në Kosovë, pasi performoi në festivalin “Sunny Hill”.

Mes takimeve me miq e familjarë të shumta, këngëtarja me famë botërore ka pasur fatin që gjatë netëve të festivalit, të takohet edhe me një nga personat që dikur dyshohet se e kishte më shumë se shok.

Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula, me të cili dyshohet se ishin në një marrëdhënie, pak para se të largohej në Londër për t’u bërë e famshme.

Në një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetin social TikTok, Dua mund të shihet duke i dhuruar një përqafim reperit , ndërsa së bashku edhe shkëmbejnë një bisedë të shkurtër.

Vula tani është në një marrëdhënie serioze prej vitesh me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, të cilën dyshja e quajnë Poem Blu.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: