Edhe pse është një nga këngëtaret që më parë ka valëvitur flamurin shqiptar në skenën e Eurovision-it, Anxhela Peristeri ka habitur jo pak me deklaratën e saj të fundit.

Duke u shprehur se do të kishte dëshirë që ta provonte sërish një eksperiencë të tillë, Anxhela ka theksuar se përveç Shqipërisë do donte të përfaqësonte edhe Greqinë.

“Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente”, tha ajo në “Natë me Aulonën”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb