Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ekonomisë për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Ai tha se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët hajdutë dhe pa dinjitet.

“Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet. Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes”, thuhej në reagimin e Gjekmarkajt.

Mbi një deklaratë të tillë ka reaguar akademiku Artan Fuga.

Në një status në Facebook, ai shkruan se kjo justifikon deputetët apo ish-deputetët që gjenden në burg për vjedhje, sepse paskan vjedhur në kushtet e mbijetesës.

Ai shton se është e trishtueshme që deputetët, nga rrogat e vogla, u shkon mendja të vjedhin në mënyrë që të bëjnë sa më mirë detyrën e tyre.

“Uoooou,
nuk i besoj syve,
lexoj që rrogat për deputetët u rritkan, se ndryshe ata bëhen hajdutë!
Shif, shif,
Prandaj, ata deputetë ose ish-deputetë që janë në burg për vjedhje dhe grabitje, qenkan pa faj, paskan vjedh në kushtet e nevojës për mbijetesë!
Sa keq, deputetë që nga rrogat e vogla, për punën e madhe, sidomos në terren, për përfaqësimin adekuat të vijës politike të tyre, si edhe për lidhje të ngushta me elektoratin, u shkon mendja menjëherë te hajdutlliku për të kryer sa më mirë detyrën”, shkruan Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: