Në emisionin Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, është diskutuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi 2 muaj më parë ku 14 vjeçari Martin Cani humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9-vjeçare Fan Noli dhe ku shoku i tij Luis Meçe u plagos.

Në një lidhje telefonike, ka qenë dhe nëna e Luis Meçes e cila ka thënë versionin e saj të ngjarjes.

Sipas saj Luisi i kishte treguar se ditën e ngjarjes, të premten dikush kishte debatuar me Martinin dhe e kishte goditur duke e gjakosur tek buza.

Ajo shtoi se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për tu sqaruar.

Nëna e Luisit theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.

”Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes  klinika më lajmëroi se  të dy  ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën.
Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte, para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza.

Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën, jo një”, përfundoi nëna e Luis Meçes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb