Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai u duk se bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter.

Senatori amerikan u shfaq hapur teksa tha se e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është “që dikush në Rusi ta nxjerrë jashtë këtë djalë”.

Graham, i cili përfaqëson Karolinën e Jugut, shkroi në Tëitter: “Do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës – një shërbim të madh”.

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve: “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”.

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, përfshi ambasadorin e Moskës në SHBA, që e cilësoi ato si një “rusofobi histerike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: