Dy miqësoret e fundit të kuqezinjve dhanë sinjale të qarta për disa lojtarë”. Ishte kjo një frazë e cituar nga trajneri dhe presidenti i FSHF-së. kaceNëse në portë Etrit Berisha është i padiskutueshëm, pas ndeshjes me Luksemburgun u la të kuptohej që edhe reparti i mbrojtjes është i sigurt. Me gjithë gabimet ndaj Austrisë, Cana e Mavraj mbeten zgjedhje të para, por Ajeti nuk mbetet pas si alternativë.

Nga krahët, askush më mirë së Agolli e Hysaj nuk mund të veshin një fanellë titullari. Taulant Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm në mesfushë, ndërkohë që me atë që ka treguar në këto dy miqësore, Ergys Kaçe mbetet një kandidat potencial për të zënë një vend titullari. Në këtë mënyrë, mesfushori i PAOK-ut i shtohet Abrashit, Kukelit, Bashës e Memushajt si alternativë për dy pozicione në krah të Xhakës.

Nga krahët, Gashi është në kërkim të një fanelle, mirëpo Lenjani duket se nuk “i hap krahun”. Në këtë mënyrë, është Roshi që duhet të sakrifikohet, pasi ai është ndër të vetmet armë të sigurta të Kombëtares që sa herë të vijë nga stoli, do të ndryshojë ritmin.

Në avancë, Cikalleshi imponon forcë dhe potencë që, për momentin, është i avantazhuar ndjeshëm përballë Balajt e Sadikut. Ky i fundit është një alternativë që di të shënojë qoftë edhe me një prekje, ndërkohë që shkodrani është një “mjeshtër” për lojën në zonë, në momentin kur Shqipëria është agresive dhe e furnizon si duhet./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb