Lidhja e Dileta Leotës me Loris Karius po bëhet serioze. Gazetarja dhe prezantuesja sportive italiane është në një lidhje me portierin gjerman të Newcastle që prej tetorit, por siç tregojnë ngjarjet ata kanë bërë një rrugë të gjatë në marrëdhënien e tyre.

Të dy i kaluan festat e Krishtlindjeve në vendlindjen e veçantë të Leotas, Katania të Siçilisë, madje portieri u takua me prindërit e saj. Loris dhe Leota shijuan gatimet lokale si dhe diellin në ishull dhe bënë shëtitje në det së bashku me qenin e dashur të prezantueses.

Çifti ka postuar në rrjetet sociale foto nga vizita në Siçili dhe duken më të lumtur se kurrë. Ata të dy së ​​fundmi janë shfaqur në Miami, Londër dhe Milano.

Leota kishte udhëtuar drejt Londrës para Kupës së Botës dhe paparacët e kapën duke bërë blerje. Prezantuesja bjonde nga Catania e Siçilisë ka qenë më parë në një lidhje me ish-sulmuesin e Juventusit, Michele Paolucci, i cili luajti si huazim te Catania në vitin 2008. Më pas Leota kaloi nga futbolli në boks dhe u fejua me Daniele Scardina dhe prej andej në serialet turke, me “Zoti me krahë” Can Yaman që arriti deri në pikën që t’i propozojë me një unazë prej 40 mijë eurosh, por nuk pati një “po”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Loris Karius prej disa kohësh ishte në një lidhje me bashkatdhetaren e tij Sofia Tomala, e cila prej një viti është me tenistin Alexander Zverev. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u ndërpre në vitin 2021 kur aktorja gjermane pa foto të të dashurit të saj me një grua me flokë të errët në një varkë në Mykonos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb