Këtë verë Diletta Leotta preferon të mbajë një profil të ulët duke treguar pak ose aspak nga vendet e pushimeve në rrjetet sociale. Fundjava në Capri megjithatë ishte një ëndërr e vërtetë dhe prezantuesja ka dashur ta ndajë me ndjekësit e saj një video që mbledh momentet më të bukura. Ajo zhytet nga anija duke treguar format e saj me bikini, më pas në mbrëmje përfshihet nga kërcimi gjatë eventeve magjepsëse.

Ditët janë të ngrohta dhe me diell dhe Diletta i shijon ato deri në pikën e fundit. Në varkë me miqtë ajo qesh dhe argëtohet, duke u ofruar ndjekësve spektaklin e trupit të saj të nxirë me bikini. Moderatoren e sportit e shohim të zhytet në det të hapur dhe nën rrezet e ngrohta, me një buzëqeshje të lehtë dhe të gëzuar që i ndriçon fytyrën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse gjatë ditës ajo është një sirenë seksi, natën ajo shndërrohet në një divë magjepsëse për një event social. Leotta mori pjesë në një mbrëmje bamirësie me një performancë të Jennifer Lopez, së bashku me shumë VIP-a me famë botërore. E bukur dhe sensuale me një fustan vezullues me të çarë të thellë, ajo ka shijuar një mbrëmje magjike që i ka bërë ndjekësit e saj të ëndërrojnë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb