TIRANE– Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është ndërprerë që në nisje nga kreu i këtij Komisioni Erion Brace. Deputeti i PS është kritikuar nga përfaqësuesit e opozitës për shkak të ngjarjes së një dite më parë kur nxori jashtë Komisionit dy gazetare, pasi sipas tij thyen rregulloren.

Pas kritikave nga anëtarët e opozitës, Brace është tensionuar dhe ka nxjerrë jashtë mbledhjes gazetaret si dhe ka kërkuar të dalë jashtë edhe deputeti i PD Agron Shehaj, pasi sipas tij ky i fundit e ka fyer.

Debati:
Tabaku: Ke qenë gazetar vetë nuk duhet ta bëje.

Brace: Ti nuk e pe çfarë bënë ato, thyen rregulloren.

Mima: Duhet të kërkosh ndjesë që nxore gazetarët jashtë.

(Agron Shehaj thotë diçka pa mikrofon)

Brace: Dilni jashtë, ndërpritet mbledhja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb