TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot në periferi të Tiranës. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet ku një automjet ka përplasur për vdekje një 68-vjeçar.

I moshuari rëndë është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se viktima kishte probleme të shëndetit mendor dhe u dilte makinave para në rrugë. Madje policia ka ndërhyrë disa herë duke e larguar nga rruga.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: