Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në juglindje të vendit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se reshje bore ka në zonën e Dardhës dhe në atë të Voskopojës.

Sipas informacioneve, reshjet janë regjistruar në lartësitë mbi 1000 m. Aktualisht ka reshje me intensitet deri në mesatar, ndërsa mjetet borëpastruese kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje të rrugëve me qëllim qarkullimin sa më normal të automjeteve.

Deri në këto momente nuk janë regjistruar problematika as me energjinë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb