Perëndimi duket se do të përballet me dimrin më të vështirë, duke bërë që të zhytet akoma më shumë në tunelin e krizës energjetike.

Në një analizë të gjerë nga mediat greke, bëhet me dije se Europa me luftën në Ukrainë duke se është në në ‘luftë nervash; me qeveritë që përpiqen të vendosin një tavan në konsumin e ngrohjes.

Vendimi i Gazprom i Rusisë për të imponuar mbyllje të njëpasnjëshme të gazsjellësit Nord Stream, ka ngritur nivelin e alarmit me evropianët që dërgojnë mesazhin se do të ketë një politikë të masave ndëshkuese nëse Kremlini “heq prizën”.

Si pjesë e përpjekjes së përgjithshme për të kontrolluar çmimet, shtatë ekonomitë më të fuqishme në planet, G7, po promovojnë vendosjen e një tavani mbi çmimin e gazit natyror dhe naftës ruse, diçka që gjen kundërshtimin e plotë të Moskës, e cila kërcënoi menjëherë se do të ndalonte përfitimet.

Në këtë peizazh të turbullt vlerësimet e revistës amerikane TIME, duket se nuk janë pozitive, pasi në një artikull shkruan: “Kriza energjetike në Europë do të thellohet”.

Sipas ekspertit të energjisë Llewelyn King, fundi i këtij viti për Evropën ka të ngjarë të jetë “dimri i saj më i keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga 1944 deri në 1945 “.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb