TIRANË-Palltot, xhupat, shallate, çizmet e çadrat do të jenë miqtë tanë më të mirë deri në mesin e muajit shkurt. Sipas parashikimit të motit në BalkanWeb, vihet re se temperaturat jo vetëm që nuk do të pësojnë ulje, por reshjet e vazhdueshme të shiut dhe erërat do të bëjnë që moti i keq të na shoqërojë dhe për shumë kohë. (https://www.balkanweb.com/site/parashikimiimotit/)
Kthjellimet do të jenë të pakta në ditë të vecuara. Sinoptikanët shprehen se kjo nuk është një situatë e pazakontë pasi ndodhemi në stinën e dimrit.

Ndërkaq mjekët paralajmërojnë që në këto ditë të mbahen nën kujdes fëmijët, moshat e treta si dhe të sëmurët kronikë.
Moti i keq që ka mbërthyer vendin prej 3 ditësh ka shkaktuar problematikë në shumë zona të vendit, ndërsa pritet që situata të përkeqësohet pasi reshjet do të vijojnë pa pushim për 2 javë të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb