Java e 28-të  e Abbisnet Superiore dhuroi rezultate interesante. Elita e futbollit shqiptar luajti këtë fundjavë 4 ndeshje, teksa ditën e hënë është në program Dinamo-Kastrioti.

Partizani mundi 3-1 Teutën, duke vazhduar kështu garën për Europën. Barazim pa gola mes Vllazninë dhe Laçit, ndërsa 1-1 përfundoi Kukësi-Egnatia. Tirana “vrau” përfundimisht kampionatin, pasi triumfi 0-4 ndaj Skënderbeut e afron akoma më shumë me titullin, me matematikën që mbetet e vetmja gjë që e ndalon të festojë për momentin.

Abissnet Superiore ka hyrë në një fazë delikate, ku çdo pikë është e rëndësishme për ekipet. Sonte, në Sport Neës Plus të ftuar të ndryshëm dhanë mendimin e tyre për çështje të ndryshme të këtij sezoni futbollistik në vendin tonë.  Një nga ata që i kanë dhënë shumë trajningut shqiptar si Faruk Sejdini analizoi situatën te Dinamo.

 

Dinamo- Dinamo do ta zbukuronte kampionatin. Nuk ia arriti dhe me të vërtetë është për të ardhur keq. Probaliteti për të mbijetuar është i vogël. Është një ndeshje kyçe ajo që do luhet nesër. Ato janë pikë dyfishe. Sërish, unë them se do e ketë të vështirë pasi Kastrioti po stabilizohet. Krutanët e dijnë se çfarë bëjnë. Ne të gjithë e bëjmë analizën. Unë do thosha se gabimi ishte që në fillim. Hap pas pasi,  më duket se Dinamo e bëri si Nastradini. Nastradinin e përzunë se u vesh keq, ndërsa kur u vesh mirë u vendos në krye të tavolinës. Kështu, edhe Dinamo e veshi fanellën. Kamarierët e Tiranës kisha marrë dhe s’do bija nga Kategoria. Këto janë klube me traditë dhe rrënjë, po shkule rrënjën 100% do të jetë e vështirë. Çfarë të keqe ka të kishte një si Demollari si drejtor teknik? Është tjetër përgjegjësi morale. Por te Dinamo në të gjithë konturin e stafit organizativ nuk kishte asnjë dinamovit.Trajneri i huaj? Para një muaji qeshën kur thashë që dy trajnerët e huaj të Vllaznisë dhe Kukësit janë më të dobëtit. Mirëpo fakti është që po vërtetohet. Ndaj unë po them që në gjithë konturin e organizimin mendoj se duhet të kishte një dinamovit me eksperiencë që të merrje një vendim që ta futnin në shina Dinamon”- tha ai.

 

I mirënjohuri Ardi Mema tha: “Unë shfajësova trajnerin, pasi më duket se nuk ka faj. Ka një gjë, te ky ekip duhet që edhe djemtë të kenë një karakter sportiv. Nëse bie në ligën e parë, nuk dihet nëse do vazhdojë apo jo ky President. Është një lloj procesi në futboll. Nuk mund të marrësh njerëz anonim. Trajneri dëshiron një lloj openence brenda klubit. Merkatoja është gjëja më e rëndësishme. Duhet ta mendosh bërjen e lojtarëve në çdo aspekt”.

Rezart Dabulla, ish mbrojtësi i Tiranës, foli për Skënderbeun.

“Nuk do doja të dilte Skënderbeu. Futbolli është kokëfortë. Skënderbeu është në fund të tabelës. Është e pamundur që të kthehet edhe mentaliteti. Është normal dorëzimi në këto çaste” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb