Dinamo ka ndalur sot Vllazninë në një barazim 0-0, duke i dhënë fund serisë prej 3 humbjesh radhazi e duke frenuar shkodranët të cilët po ecnin me hapin e kreut.

Në pjesën e parë të sfidës, Dinamo ishte më ngulmuese dhe iu afrua disa herë portës së shkodranëve, të cilët ishin të përgjumur në prapavijë, por edhe në sulm. Skuadra e Brdariç u shfaq rrallëherë para portierit të ri Simoni, ndërsa ky i fundit bëri disa dalje të sigurta për të mos lejuar rreziqe para katërkëndorit.

Por në pjesën e dytë ai tregoi të gjithë vlerat e tij duke ndalur tentativat radhazi para portës nga kuqeblutë. Simoni priti gjuajtjet e Aralica dhe Mustedanagiç, duke mbajtur të paprekur katërkëndorin e tij e duke ndihmuar Dinamon të dilte nga kriza me një barazim ndaj një prej skuadrave më të forta të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb