Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli foli në konferencë për shtyp para përballjes së të shtunës në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Edhe pse tashmë, blutë janë matematikisht të rikthyer në Kategorinë e Parë, sërish italiani kërkon të fitojë sfidën ndaj kampionëve të Tiranës për të nderuar fanellën e tifozët ndërsa shprehet i bindur se do të rikthehen sërish në nivele të larta.

“Nga ndeshja e parë me Tiranën kemi ndryshuar shumë në mënyrën si luajmë. Dinamo është një ekip totalisht ndryshe, keqardhja e vetme është që nuk siguruam mbijetesën, por do të rikthehemi sërish në nivele të larta”.

Derbi me Tiranën? Këtë derbi e kemi përzemër dhe duam ta fitojmë edhe pse jemi të vetdijshëm se po luajmë përballë ekipit më të mirë të kampionatit. Duam të bëjmë mirë për presidentin dhe tifozët, duhet ta nderojmë deri në fund të kampionatit këtë fanellë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb