Dinamo e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin në Kategorinë e parë. Dinamovitët triumfuan 2-0 ndaj Orikut, në takimin e zhvilluar në Selman Stërmasi.

Goli i parë erdhi në pjesën e parë me Lilaj, ndërsa i dyti nga Marku në fraksionin e dytë.

Ndeshja e radhës për Dinamon është ndaj Skënderbeut në transfertë, sakaq Oriku do masë forcat me Luzin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: