Dinamo-Kastrioti ishte ndeshja e fundit e kësaj xhiroje në elitën e futbollit shqiptar. Krutanët fituan 0-1, në një sfidë të luftuar. Trajneri i dinamovitëve, Rodolfo Vanoli dha prononcimin  e tij për Gol Pas Goli, teksa shprehu besim se mbijetesa është akoma e mundur.

“Unë mendoj se në këto ndeshje jemi paraqitur mirë, vetëm me Egnatian jo. Sot na mungoi goli. Kemi ndërruar skemë për të kaluar ekipin në sulm por nuk ishim në nivel për të shënuar, më mirë ishim në mbrojtje.Një gjysmë gjuajtje në portën kundërshtare do shënohej goli. Komplimente kundërshtarëve sepse nuk vodhën asgjë. Ky është defekti jonë i madh, gabimet tona janë shfrytëzuar dhe i janë falur golat kundërshtarëve. Mund të pësosh por jo t’ia falësh golat kundërshtarëve.

Qëndrimi – Nuk është asgjë e mbyllur. Derisa matematika na lejon, djemtë do bejnë më të mirën. Nuk them dot se lojtarët nuk luajtën, bënë ndeshje të mirë. Eshtë një periudhë që merr pas. Kemi detyrë të besojmë sepse kemi respekt për tifozët dhe drejtuesit” – tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb