Dinamo është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur 2-0 Turbinën në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Parë.

Një sfidë ku pati raste për penallti për të dyja anët, por arbitri kryesor, Xhulian Bacaj ka vijuar lojën në të dyja rastet. Goli i parë për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede u shënua nga një 19-vjeçar, Alisio Preloshi, i cili shënoi një eurogol me roveshatë

Goli i dytë erdhi në minutat shtesë sërish nga një supergol, me anë të Prodanit. Me këtë triumf, blutë ngjiten përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndërsa cërrikasit me këtë humbje mbajnë sërish vendin e fundit në tabelën e renditjes me 5 pikë të grumbulluara.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb