Ndryshime te rëndësishme te Dinamo. Klubi kryeqytetas ndau rrugët me trajnerin Nevil Dede dhe duket se nuk do humbasë shumë kohë për gjetjen e teknikut të ri.

Mungon vetëm zyrtarizimi, në krye të pankinës së dinamovitëve do të ulet Dritan Mehmeti. Mehmeti do të ketë një punë mjaft të vështirë përpara, teksa do i duhet të rikthejë skuadrën mes të mirëve, në elitë.

43-vjeçari mbahet mend për përiudhën kur drejtoi Partizanin. Dinamo aktualisht renditet në vendin e 3-të me 31 pikë (Kategoria e Parë).

 

Yu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb