Dinamo nuk ndalet në merkato. Pas prezantimit të mbrojtësit malazez Aleksandër Sofanak, “nëndetsja” ka nënshkruar me një tjetër futbollist, kësaj radhe me sulmuesin e Korabit, Xhuliano Skuka.

Prej disa kohësh po përflitej për një transferim të sulmuesit drejt kryeqytetasve, por Skuka ndodhej me pushime jashtë dhe sapo është kthyer u bë dhe zyrtarizimi i tij.

Korabi do të mbajë 10% të kartonit të lojtarit, me shpresën të përfitojë ndonjë gjë në rast se sulmuesi arrin të transferohet jashtë vendit. Lajmin për afrimin e Skukës e bëri zyrtare vetë Dinamo me anë të një videoprezantimi për futbollistin.

POSTIMI I DINAMOS

Xhuliano Skuka, firma e tretë 

Futboll Klub Dinamo ka arritur marrëveshjen me KF Korabin për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar në kryeqytet.

Skuka ka spikatur me ish-skuadrën e tij, Korabin dhe është gati për një eventurë të re në Kategorinë Superiore!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb