Dinamo e ka thjesht të pamundur të reagojë, ndaj Teutës pësuan humbjen e 10-të sezonale. Nga një skuadër që u fut në garë për titull në fillim të sezonit, ku Evropa as që diskutohej në letër, sot blutë e shohin vetën në “zonën e kuqe”, në vendin e tetë në kuotën e 19 pikëve, nëse kampionati do të mbyllej sot do të ishin të detyruar të luan në play off.

Titulli dhe Evropë janë një histori e mbyllur kohë më parë por tani duhet të kujdesën sa më shpejt të sigurojnë mbijetesën pasi edhe ekipet poshtë tyre aq që kanë ndërmend të dorëzohen.

Skënderbeu pësoi humbjen e 7 radhazi përballë Egnatias duke zbritur në vendin e fundit në kuotën e 16 pikë, dy më pak se Kastrioti. Ekipi i Emiljano Çelës pasi mposhtën Tiranën tani besojnë akoma më shumë se mund të shpëtojnë këtë sezon, këtë javë udhëtojnë drejtë Rrogozhinës ku përballen me Egnatian, një tjetër finale mbijetese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb