Dinamo e Tiranës është kthyer në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh dhe e nisi sezonin në mënyrë e duhur. Nëndetësja fitoi 2-0 në transfertë kundër Kastriotit, në javën e parë të kampionatit shqiptar. Në fakt, ndeshja u luajt në kamëz.

Bluve të kryeqytetit u kanë mjaftuar vetëm 36 sekonda për të gjetur golin e avantazhit me Chinedu. Nigeriani ishte protagonist edhe në minutën e 21-të, teksa realizuar edhe golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Edhe pse kishte shumë minuta deri në përfundim, krutanët nuk arritën për asnjë moment të futeshin në lojë.

Edhe Kukësi merr pikët e plota në ndeshjen e parë. Verilindorët fituan 3-1 në Rrogozhinë përballë skuadrës debutuese të Egnatias. Daci dhe Peposhi shënuan në pjesën e parë për miqtë, ndërsa në të dytën Telushi ngushtoi shifrat për Egnatin në minutën e 90-të.

Gjithsesi, Milunovic në të 94’ shënon golin e tretë për Kukësin, duke shuar çdo shpresë të vendasve për një pikë. Debutim me fitore për trajnerin Longo të Kukësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb