Dinamo kthehet të shijojë futbollin e madh, por duhet të presë ende për ta bërë këtë me kohë të plotë, pasi është skënderbeu që siguron biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra korçare fitoi 3-1 në “Selman Stërmasi”, duke treguar se nuk ka ndërmend të lëshojë asgjë në këtë sezon, pavarësisht se rrezikon seriozisht të largohet nga Superliga. Gjithçka e lehtë për të besuarit e Memellit, që vranë garën që në pjesën e parë.

Whatsapp Image 2021 03 17 At 14.37.05
Whatsapp Image 2021 03 17 At 14.37.05

Mensah shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të, ndërsa Berisha dërgoi topin në rrjetë për të dyfishuar shifrat përpara pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Pusi dha goditjen e “KO” duke realizuar golin e tretë për Skënderbeun. Tre minuta më pas Uelber ngushtoi shifrat, por vetëm sa zbuti humbjen e Dinamos. Festa ishte e Skënderbeut, që merr një biletë mes katër skuadrave të fundit që do të diskutojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb