Talentet shqiptare në futboll po shkëlqejnë dhe dita-ditës po shfaqen emra të rinj, ku një tjetër shqiptar është nën vëzhgim të klubeve që marrin pjesë rregullisht në Ligën e Kampionëve sezonet e fundit. Bëhet fjalë për Enis Bardhin, aktualisht lojtari i ekipit hungarez Ujpest. Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk kanë shprehur interesim për  mesfushorin 21 vjeç që luan edhe për Kombëtaren e Maqedonisë. Klubi aktual e vlerëson rreth 6 milionë euro shqiptarin e lindur në Shkup.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: