PRISHTINË- Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, nuk ka të ndalur në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e BE-së.

Ai do të udhëtoj të dielën për një vizitë zyrtare në Luksemburg, vend prej të cilit vjen njeriu më me ndikim në BE, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shkruan KosovaPress.

Thaçi gjatë vizitës së tij njëditore në Luksemburg do të takoj homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn dhe ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar të Luksemburgut, Romain Schneider.

Vizita e Thaçit në Luksemburg, siç mëson KosovaPress, lidhet me diplomacinë ekonomike, pasi Luksemburgu është njëri prej shteteve më të pasura në Evropë dhe Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka shprehur gatishmëri që Kosovën ta mbështes me disa projekte për furnizim me ujë të qëndrueshëm në bashkëfinancim me Qeverinë kosovare.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: