I ftuar këtë të enjte në rubrikën “Opinion”“News 24”, ishte dekani i fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luarasi”, Mateo Spaho. Akademiku Spaho shpjegoi të gjithë nivelet e studimit dhe vlerën e diplomës “Luarasi”.

Ai tha se diploma njihet në shumicën e vendeve të BE, si dhe studentët e Luarasit kanë mundësi që për një periudhë 6 mujore të zhvillojnë mësim në shtete të Evropës, me kosto shtesë zero.

Spaho nënvizoi gjithashtu se një pikë e fortë e “Luarasit” është lidhja që ka me bizneset dhe angazhimin e studentëve pas përfundimit të ciklit të studimit. Ai deklaroi se më shumë se 84% të studentëve që përfundojnë universitetin te “Luarasi” sot janë në marrëdhënie pune.

Mateo Spaho: Viti që lamë pas u mbyll me sukses dhe jemi të kënaqur me rezultatin e studentëve tanë. Jam i lumtur të jem këtu sot për të dhënë një lajm të mirë. Studentët tanë më shumë se 84% në një distancë 4 mujore për ato që kanë përfunduar masterin, janë në vende pune në raport me diplomën që kanë marrë. Edhe ato që kanë përfunduar batchelorin, janë 73% në punë.

Pandemia jua vështirësoi punën?

Mateo Spaho: Fillimisht po. Por ne instaluam një sistem online dhe leksionet kanë vijuar online dhe nga ana tjetër themi që rezultatet kanë qenë të mira. Provimet përfundimtare janë bërë në klasa dhe ka qenë një kontroll i dyfishtë. Në këtë sens mund të themi që ky eksperiment ka qenë i suksesshëm, ka pasur dhe vështirësi, por kemi mbajtur kontakte me studentët në ambiente të hapura, për të mos humbur kontaktin dhe motivacionin e tyre. Edhe provimet e vjeshtës do i bëjmë nëpër klasa. Do të presim vendimin e Ministrisë për leksionet online apo në klasa, por ne jemi të përgatitur për këtë. Jemi të kënaqur dhe për mënyrën se si kemi mbajtur kontaktin me biznesin. Është e vërtetë që vendi ynë s’është i pasur, ka limite, por duhet të shohim nga vetja dhe lidhjet që krijojmë me bizneset. Të gjitha bizneset kanë nevojë për ekonomist dhe shikojmë që ata kanë nevojë për profesionist të mirë dhe studentë. Institucionet private, kanë pasur një interes real për të aftësuar studentët dhe futur në vrullin e punës, sepse ka nevojë për njerëz e studentë të aftë. Mundësi punësimi ka. Ne e kemi si objektiv këtë, për të mësuar studentët me klimën e biznesit që ka Shqipëria. Jemi krenarë për diplomat e Luarasit, sepse njihen nga BE dhe të gjithë rruzullin Perëndimor. Kemi një strukturë që është në gjendje të përballojë fluksin e studentëve dhe të krijojë kushtet për të qenë të shërbyer kur kanë një gjë që nuk kuptojnë, e në këtë mënyrë duam t’i ndihmojmë. “Luarasi” është i hapur dhe herë pas here kemi leksione të hapura me perfaqësues që janë pjesë e biznesit.

Në tetor nis viti i ri. Çfarë risie keni këtë vit?

Mateo Spaho: Normalisht rreth 15 tetorit, pritet të fillojnë leksionet. Ne jemi të përgatitur, qoftë online apo leksionit klasik. Studentët e tjerë që vijnë është më e thjeshtë kur futen te Luarasi, sepse e dinë që nëse kanë dëshirë të ecin përpara futen në një institucion që i ndihmon. Universitetet e tjera të Luarasit kanë krijuar lidhje dhe me universitete të tjera. Së paku studentët tonë 6 muaj mund të bëjnë mësim jashtë shtetit, do të bëjnë atje disa provime. Provimet do të njihen nga Luarasi, e kjo është një gjë e madhe, sepse të jep mundësi për të shkuar e në mënyrë të barabartë të takohesh me studentët e tjerë. Në këtë sens jemi mjaft të kënaqur, sepse po rritemi si universitet në mënyrë cilësore.

Po vijon procesi i regjistrimeve?

Mateo Spaho: Në datën 2 shtator hapet procesi i regjistrimeve. Studentët kanë bërë përzgjedhjen e tyre, nëpër universitete kanë ardhur listat dhe nga data 2 deri në 15 shtator ato do të kenë mundësinë konkrete për t’u regjistruar te Luarasi. Në universitet do të ketë dikë që i pret dhe i sqaron për preferencat, kurset e studimit etj.

Çfarë pyetjesh bëjnë kryesisht?

Mateo Spaho: Janë pyetje që lidhen me lëndët dhe janë pyetje që lidhen se si do të shërbehen nga ana e pedagogëve. Këto janë pikat e forma që ne kemi. Ne kemi dhe bursa të ndryshme që lidhen me kushtet ekonomike. Unë i ftoj të vijnë e të shohin ambientet e Luarasit, pse jo dhe një leksion të hapur. Kur vendos universitetin vendos çdo të bësh 55 vitet në vijim, sepse nga universiteti varet e ardhmja. Universiteti është një botë dhe jo një shkollë, ndaj për këtë arsye vlen të bëjnë zgjedhjen e duhur.  Studentët duhet të mendojnë mirë çdo të bëjnë me të ardhmen e tyre. Ekonomia nuk është matematikë, është shkencë sociale që përdor edhe matematikën. Ekonomia është shkencë e bukur, aspak e trishtueshme dhe zgjon kuriozitetin e pjesës tjetër. Të rinjtë ta mendojnë të ardhmen e tyre me shpirt, zemër e arsye.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb