PRISHTINE– Në kohën kur paralajmërohen hapa vendimtarë në normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë, për çka është e interesuar jashtëzakonisht shumë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini, dalin edhe ide të tjera për këtë dialog dhe vazhdimin e tij.

Mogherini dëshiron që ky normalizim të formalizohet përmes marrëveshjes obliguese ligjore para fundit të mandatit të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tashmë është e qartë se BE-ja dhe Serbia dëshirojnë që niveli i dialogut të ngrihet në atë të presidentëve, se një gjë të tillë e do edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Por ende as për këtë gjë nuk ka ndonjë vendim formal, sepse për dallim nga lidershipi i pakontestuar i Aleksandar Vuçiçit si president i Serbisë, në rastin e Kosovës është vështirë të vlerësohet se cila është fuqia politike e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës konsiderohet në Bruksel si lider i cili është konstruktiv në takime në kuadër të dialogut, por nuk është dëshmuar të jetë efikas në përmbushjen e obligimeve, që në emër të Kosovës i ka marrë në dialog.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb