Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ditë më parë ka deklaruar se Kosova meriton të marrë liberalizimin e vizave pasi që ka përmbushur të gjitha kriteret.

Borrell u shpreh se duhet bërë përparim në këtë çështje, duke theksuar se ai personalisht do të mbështes një gjë të tillë.

“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur me këtë proces dhe ne tani duhet të bëjmë përparim në këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë.”, ka deklaruar Borrell.

Por, kështu nuk mendon ish ambasadori i Francës në SHBA, Gerard Araud.

Duke e cituar deklaratën e Borell, ka thënë se heqja e vizave për kosovarët mbetet një ëndërr dhe nuk ndodhë as në vitin 2022.

“Unë e di që do të kritikohem në instancat e BE-së por nuk jam i sigurt se atmosfera politike është e gatshme për një vendim të tillë. Të jemi realistë … Fatkeqësisht …”, shkroi ai.

Ndaj deklaratës së tij ka reaguar kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi.

“Sigurisht! Kur e djathta ekstreme ka një shans për të fituar do të thotë se fëmijët kosovarë do të mbeten të vetmit që nuk mund të shohin ose njohin Evropën për një të ardhme të parashikueshme. Ju mund ta quani atë atmosferë, por në të vërtetë është pandjeshmëri ndaj ndjenjave raciste të disa pjesëve të votuesve”, tha ai.

E, ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Bernard Nikaj, e ka pyetur Araud se për çka po flet konkretisht, liberalizimin e vizave apo njohjen e Kosovës nga Spanja.

Araud ka thënë “ vizat, fatkeqësisht”.

“Në vitin 2022, kur mbahen zgjedhjet presidenciale? Po ëndërron”, ka shtuar këshilltari i Macronit.

Nikaj në replikën e fundit ndaj tij tha se është për të ardhur keq, dhe se shpreson se Franca do të ndryshojë mendim.“Atëherë kjo është vërtet për të ardhur keq. Jo vetëm për Kosovën por edhe për Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e saj me Balkanin Perëndimor. Sidoqoftë, unë shpresoj që presidenca franceze e Këshillit të BE-së në 2022 të gjejë guxim dhe udhëheqje për të dhënë vizat”, shkroi Nikaj.

Bty
Bty
2wew3f
2wew3f

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb