Kandidati hungarez, Oliver Varhelyi i cili synon të zë postin e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn do të prezantojë platformën e tij para eurodeputeëve në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian. Ai është nominuar pasi eurodeputetët refuzuan propozimin e parë të bërë nga Qeveria e Viktor Orbanit, për shkak se me kandidatin e parë kishte konflikt interesi. Varhelyi deri tani ka mbajtur postin e ambasadorit të Hungarisë në BE.

Edhe kandidatura e tij ka hasur në kritika dhe kundërshtime për shkak se një numër i caktuar i eurodeputetëve nga radhët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve nuk duan që ky post për zgjerimin ti takojë një kandidati hungarez.

Disa nga eurodeputetë kanë përmendur edhe rastin e strehimit të Nikolla Gruevskit si dhe raportet e Budapestit me Rusinë,  çështje kjo që ka hasur në kundërshtime të forta, të cilat kanë prodhuar debat të ashpër.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: