“Qeveria ruse nuk ka asnjë interes për të negociuar një armëpushim në Ukrainë për momentin pasi ushtria e saj nuk i ka arritur qëllimet e saj ushtarake”, kështu është shprehur kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në një intervistë për mediat e huaja ai ka bërë me dije se Rusia nuk synon të ulet dhe të negociojë asgjë sepse dëshiron është të pushtojë Ukrainën nga deti.

“Ajo dëshiron të rrethojë bregdetin deri në kufirin me Moldavinë dhe të izolojë Ukrainën nga deti. Ajo do të negociojë seriozisht vetëm kur të ketë siguruar një pozicion të fortë.”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb