Situata në Aeroportin e Kabulit vijon të jetë alarmante. Në internet së fundmi është duke qarkulluar një foto, ku shihet një diplomat i ri italian, teksa shpëton një fëmijë në mes të plumbave.

Tommaso Clausi, ndodhet në aeroport e po pret për t’u kthyer në vendin e tij. Por gjatë këtij momenti ai ka bërë një akt heroik. Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli 31-vjeçar u dërgua në Kabul janarin e vitit 2019. Twitter-i i tij është i mbushur me mesazhe paqeje e vëllazërie mes afganëve e italianëve, dhe mbështetje për të drejtat e grave.

“Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”, ka shkruar në facebook ministri i jashtëm Italian, Luigi di Maio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb