Sergiy Kyslytsya, kryediplomati ukrainas në Kombet e Bashkuara, tha se dorëheqja e oficerit të shërbimit të jashtëm rus është një “akt shumë i guximshëm”, por ai mbetet i zhgënjyer që kaq pak diplomatë rusë kanë folur hapur. “Nga njëra anë, mund të them se ishte një akt shumë i guximshëm,” i tha Kyslytsya kryesueses ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour të martën. “Nga ana tjetër, do të thoja se jam i zhgënjyer”.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer gjatë tre muajve dhe duke pasur parasysh numrat e shërbimit të jashtëm rus, është i njohur vetëm një rast i një personi që ka dinjitet dhe standarde morale për të folur kundër të keqes,” tha Kyslytsya.

Boris Bondarev, një veteran i shërbimit diplomatik të Rusisë, njoftoi dorëheqjen e tij të hënën në shenjë proteste kundër luftës së vendit të tij ndaj Ukrainës, duke postuar një deklaratë në një llogari në LinkedIn. Në postim, ai kritikoi ministrinë e Jashtme ruse për pjesëmarrjen në një “luftë agresive” – gjuhë që është e ndaluar në Rusi sipas ligjeve të censurës gjatë kohës së luftës.

Kyslytsya tha se diplomatët rusë që vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfundimisht do të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Më duhet të përballem me diplomatë rusë çdo javë, të paktën një ose dy herë, në Këshillin e Sigurimit. Është kaq e vështirë sepse nuk mund ta besosh, që njerëzit mund t’i besojnë ato gënjeshtra kaq troç”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: