DURRËS

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dashur të komentojë vendimin e qeverisë shqiptare, konkretisht Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për dëbimin e diplomatit rus nga Shqipëria dhe shpalljen e tij ‘non grata’. Megjithatë Kreu i Shtetit u shpreh se beson se Ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj.

“Nuk kam asnjë koment, besoj se Ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për të bërë këtë veprim”, tha shkurt Meta nga Durrësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb