Mjeshtri i madh ne diplomaci, Shaban Murati, boton librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, në të cilin sjell analizën e situatës diplomatike dhe çeshtjet më të mprehta me të cilat është përballur shtetit i Kosovës në 10 vitet e fundit.  Libri i ri i diplomatit të njohur botohet në kuadrin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga Fondacioni “Alsar” në Tiranë, i cili vazhdon kontributin me botimin e veprave të autorëve të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme.

Në libër trajtohen për herë të parë nga autori çeshtje si e drejta e Kosovës për reparacione, e drejta e Kosovës për pjesën e trashëgimisë së ish Federatës Jugosllave, e dreja e paditjes së Serbisë në Hagë për genocid, çeshtja e kufijve, e Luginës së Preshevës, e Sanxhakut, etj.

Një vëmendje të vecantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çeshtja e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve.
“Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i Shaban Muratit vjen fill pas botimit të fundit të autorit “Cështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb