TIRANE- Një pengesë për ardhjen e turistëve austriake në Shqipëri është infrastruktura jo e mirë. Duke folur për emisionin Diplomaticus në televizionin ‘News 24’, ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johann Sattler
deklaron se është më e lehtë për turistët austriakë që të shkojnë në Kroaci sesa në Shqipëri.

“Shqipëria është një vend që mund të arrihet edhe me makinë. Shpresojmë që me realizimin e autostradës Adriatik-Joniane do të bëhet më e lehtë për turistët. Shqipëria është e bekuar me një natyrë të bukur, me bregdet të mrekullueshëm, me male të cilat Austriakët i duan shumë. Austriaket e duan turizmin malor. Pra ka potencial të madh për investitorët austriake në sektorin e turizmit” deklaron ambasadori Sattler në intervistën e dhënë për gazetarin Erion Kaçorri.

Sipas tij Shqipëria mund të bëjë gjithashtu më shumë për promovimin e saj duke qënë se rrethohet nga vende si Kroacia, Mali i zi dhe Greqia që tërheqin më shumë turistë duke e bërë garën më të fortë. Rreth 25 mijë turistë austriakë kanë ardhur në Shqipëri vitin e kaluar. Kjo shifër është dhjetë herë më e lartë se pesë vite më parë. Pra trendi është i mirë. Ky numër sigurisht që mund të rritet deklaron ambasadori i Austrisë Sattler në ‘News 24’.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: