Deputeti shqiptar i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj përsërit thirrjen për tërheqjen e fjalorit që sipas tij fyen shqiptarët. Deputeti Gjeloshaj deklaron në emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri se sipas fjalorit, shqiptar konsiderohet vetëm qytetari i Shqipërisë dhe ai që ka prejardhje nga Shqipëria.

“Sic e kam thënë edhe në parlamentin e Malit të Zi e them edhe këtu për teleshikuesit që unë jam Shqiptar autokton, jetoj prej shekujsh në ato troje. Nuk mundet askush në një fjalor që të mohojë këtë të drejtë dhe nuk mund të mohojnë as faktin që ne jemi shtetformues të Malit të Zi. Në fjalor sulmohet drejtpërdrejt etnia, ose qenia jonë si Shqiptarë. Unë si përfaqësues politik dhe gjithë Shqiptarët e kemi për detyrë që këto çështje në mënyrë demokratike, me fakte dhe argumente t’i hedhim poshtë dhe t’i demaskojmë duke u treguar të gjithëve se janë të pavlefshme. Sipas zotit Gjeloshaj, në këtë proces, Shqipëria duhet të konsultojë faktorin politik shqiptar ose të bashkëveprojme në këtë proces”.

Në shenjë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, deputeti Nik Gjeloshaj pak kohë më parë ka vendosur të largohet nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi, për aq kohë sa, siç tha ai, ta shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë kthimin e tij në këtë Parlament.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: