TIRANE-I gjithë spektri politik që përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë si në pushtet ashtu edhe në opozitë janë pozicionuar fuqishëm pro referendumit për ndryshimin e emrit në Maqedoni deklaron drejtuesi i lëvizjes Besa, Bilal Kasami.

Sipas tij, partitë Shqiptare kane formuar shtabet elektorale dhe janë në terren për të senbilizuar votuesit shqiptarë se ky referendum duhet të kaloje. Kasami duke folur për emisionin Diplomaticus në televizionin News 24 të gazetarit Erion Kaçorri, deklaron se pavarësisht faktit se shqiptarët nuk ndihen të përfaqësuar me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut” sepse marrëveshja ka qenë një veprim ekskluziv i kryeministrit Zoran Zaev në bashkëpunim me homologun e tij grek Tsipras dhe faktorin ndërkombëtar, Shqiptarët janë në favor të referendumit. .

“Shqiptaret nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes dhe kjo reflektohet edhe në vetë marrëveshjen e cila vetëm se forcon dhe mbron identitetin maqedonas dhe në asnjë paragraf të saj nuk përmend çështjen shqiptare. kjo mund të jetë e kuptueshme sepse ka të bëjë me një problem të cilin e ka patur Maqedonia me Greqinë rreth çështjes së emrit dhe që ndërlidhet me identitetin e komunitetit maqedonas” dekaron Kasami.

Sipas politikanit shqiptar kontributi i faktorit politik shqiptar veçanërisht i partive qeveritare ka mundur të jetë më i theksuar në drejtim të mbrojtjes edhe te identitetit shqiptar sepse në Maqedoni jetojnë edhe Shqiptarët dhe komunitetet e tjera të cilët janë më shumë se gjysma e popullsisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: