Gjuha e politikanëve dhe deklaratat e tyre janë komentuar mbrëmjen e sotme në “A show” në News24 nga Alfred Peza, Nora Malaj dhe Endri Xhafo. Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka shpjeguar deklaratat e kryetares së LSI Monika Kryemadhi në parlament ku iu drejtua socialistëve duke iu thënë ‘se vetëm me një diplomë na i kaloni ju, për t’i lëpirë menderen kryetarit të partisë’.

Ajo tha se fjalët e saj ishin në mbrojtje të dy deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, njërës prej të cilave ministri i Brendshëm i tha në komision se nuk i përgjigjej pa marrë diplomën.

Xhafo: Që nga ndryshimet kushtetuese të 2008, vendi jeton në një regjim kushtetues le të themi ku lëpirja e menderes së kryetarit është mënyrë ekzistence në politikë për të paktën 90% të njerëzve që ka në politikë.
Krasta-Malajt: Nora ju që keni punë me zonjën Kryemadhi ju nuk e keni këtë diplomë?

Malaj: Të lëpirjes? Të cilës se ka shumë diploma njeriu? Zonja Kryemadhi nuk e tha në kontekstin e diplomës, por kishte ndodhur diçka se ju gazetarët jeni interesantë, e shkëpusni nga konteksti dhe ai del si gomar pa bisht. Nuk keni dëgjuar çfarë ka ndodhur një ditë më para.
Tek komisioni i edukimit, ministri i Brendshëm iu drejtohet dy zonjushave që pushoni ju se ju nuk keni të drejtë të flisni se nuk keni marrë diplomë. Dhe zonja Kryemadhu kur pa që identiteti u fye tha historinë e diplomave ta lëmë se po qe punë diplomash vijoi diskutimit. Pastaj tregoi se të dy zonjushat i kanë mbaruar studimet.

Alfred Peza: Diskursi politik është në nivelet më të ulëta të komunikimit.
Ndërkohë më herët u fol për fjalimin e Ramës në Korçë për pataten dhe sërish pati një shkëmbim replikash mes Krastës dhe Pezës.
Krasta: Nuk kam dëgjuar kurrë Churchillin që të thotë mbillni mollë e mos mbillni pras. Nuk kam dëgjuar asnjë kryeministër.

Peza: Kam dëgjuar Churchillin të thotë që në gazetari hyr herët dhe dil herët dhe që kryeministër i zoti është ai që është një kasap i shkëlqyer. Që do të thotë që atje ku janë problemet duhet t’i presë dhe duhet të orientojë njerëzit të shkojnë drejt një zgjidhje më të mirë dhe me alternativa më interesante.
Krasta: Kohët e fundit i jeni referuar shumë Churchillit, vini të përgatitur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb