Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, ka hedhur akuza të forta për Festivalin e Këngës. Në një reagim në rrjetet sociale, Enrico Melozzi, shprehet se “injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”.

Ai hedh akuza duke thënë ndër të tjera se “grupi në fjalë pagoi 5 mijë euro për mikrofonët që i solli nga shtëpia”.

“Pyes veten, a  është e mundur që një artist të propozojë dhe të regjistrohet sI silist, me një emër që botohet në të gjitha gazetat e botës, dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emër tjetër? A ka mundësi që ky grup të mos paraqitet në prova dhe të zbulohet vetëm para-gjeneral, madje duke shkaKtuar probleme teknike pasi askush nuk dinte për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A ka mundësi që grupi në fjalë të paguaj 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A është e mundur të ketë një bis në skenën e një konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz të grupit vokal në fjalë!!!) duartroket dhe bërtet duke harruar çdo rregull të fairplay? Të gjithë e dimë që disa vite më parë  një këngëtare u skualifikua për të përmendur thjeshtë refrenin, për të njëjtën arsye, por mbi të gjitha, a është e mundur që Eurovizion t’u jepet atyre që arrijnë të marrin më shumë karta telefonike për të votuar? Dhe shumë pyetje të tjera që më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim”, shprehet ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: