Nëse ka një film që vajzat dhe djemtë në mbarë botën janë dashuruar me të është filmi “Dirty Dancing”.

Filmi tregon për një histori të viteve 1960 në Amerikën mes Johnny dhe Baby ende i bën të gjithë të ëndërrojnë.

Ndërkohë që kujtojmë se filmi u luajt nga Patrick Sëayze dhe Jennifer Grey të cilët u bënë të famshëm në gjithë botën.

Por a e dini se çfarë ndodhi me aktorët e Dirty Dancing? Realiteti i fakteve është tronditës.

Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit rezultoi si një mallkim për dy aktorët kryesorë. Vetëm Patrick Sëayze pati një shans me filmin Ghost ndërsa për Jennifer Grey, nuk gjeti dot një punë të re. Por jo vetëm!

Anëtarët e tjerë të kastit, përfshirë vetë regjisorin, gjithashtu nuk patën shumë fat. Përveç Swayze, i cili vdiq nga kanceri në moshën 57-vjeçare, regjisori, Emile Ardolino, vdiq në moshën 50-vjeçare nga ‘AIDS’. Aktori Jerry Orbach, babai i Baby-t në film, ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare nga kanceri, ndërsa Max Cantor (kamerieri Robbie) vdiq nga një mbidozë heroine në moshën 32-vjeçare.

Edhe pse filmi mblodhi një vlerë mbresëlënëse prej 214 milionë dollarë, pavarësisht fitimeve të mëdha kompania e prodhimit të filmit (Vestron Video) falimentoi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb