Pasi Kina ka regjistruar disa ditë pa asnjë rast me koronavirus Presidenti i Këshillit të Republikës së Kinës, Li Keqiang i ka bërë thirrje autoriteteve lokale mos fshehin rastet.

Keqiang ka hedhur hije dyshime se ende në Kinë ka raste me koronavirus dhe ka paralajmëruar autoritetet të jenë transparentë dhe të hapur me qeverinë.

“Të jesh i hapur dhe transparent do të thotë që një çështje e re duhet të raportohet pasi të zbulohet. Është ajo që është. Nuk duhet të ketë fshehje ose raportim të ulët”, u tha ai zyrtarëve të ngarkuar në luftën kundër Covid-19.

Kina ka bërë një kthesë të madhe pasi shënoi mbi 3 mijë viktima dhe 80 mijë të vdekur nga koronavirusi i cili shpërtheu fillimisht në Wuhan të provincës së Hubei dhe më pas në gjithë botën. Tashmë Kina pas një regjimi rigoroz 3 muaj pas shpërthimit të koronavirus nuk shënon më rritje të shifrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb