Disa familje shqiptare në kampin Roj të ISIS do riatdhesohen nga Siria në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i NBC Mahmod Shikhibra, i cili shkruan se familjet do i dorëzohen qeverisë shqiptare, ndërkohë që ka publikuar një foto ku shfaqen 5 gra dhe 3 fëmijë shqiptarë.

“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruan ai teksa publikon një foto.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ata i kanë dorëzuar disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Gazetari i NBC në një mesazh audio per gazetarin Taulant Kopliku, konfirmoi lajmin. Ai tha se është shumë i lumtur dhe se është një lajm i mirë që këta fëmijë do kthehen tek familjet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb